Loading…

Deda paralajmëron marrjen e statusit kandidat për BE brenda një mandati qeverisës

  • 05/06/2017 | 21:27

Deda paralajmëron marrjen e statusit kandidat për BE brenda një mandati qeverisës

Ilir Deda nga Alternativa, ka thënë se koalicioni LDK-AKR dhe partia të cilës i përket vet ai, me marrjen e Qeverisë pas zgjedhjeve të 11 qershorit, do të sigurojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.


“Këtë do ta bëjmë brenda një mandati qeverisës”, ka deklaruar Deda në Interaktiv të KTV-së.

Donika Kadaj Bujupi nga Vetëvendosje ka thënë në Interaktiv se kur partitë tjera flasin për integrime, tentojnë që përmes reklamave të ndryshme ta fshehin të vërtetën sepse pa luftim të krimit e korrupsionit, nuk ka integrim në BE.

Donika Emini nga QKS ka thënë se asnjë prej partive politike nuk ka dalë me një zgjidhje konkrete se çfarë do të bëhet me Asociacionin e komunave serbe, ndonëse ka një vendim të Kushtetueses për këtë çështje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë