Loading…

Deda kërkon shkarkimin e Thaçit si president dhe zgjedhje të reja

  • 30/08/2018 | 23:01

Deda kërkon shkarkimin e Thaçit si president dhe zgjedhje të reja

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka kritikuar edhe njëherë presidentin e vendit, Hashim Thaçi lidhur me çështjen e korrigjimit të kufijve, kështu duke kërkuar edhe zgjedhje të reja parlamentare.


Deda thotë se Thaçi ka arritur ta ndajë Perëndimin në dy kampe – pro dhe kundër “korrigjimit të kufijve”/ndarjes së Kosovës – diçka që sipas tij, diplomacia serbe pa sukses e avokon qe 3 dekada.

Deda tutje shkruan se opozitës nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të marrin disa hapa shumë të rëndësishëm, që do të mund ta shpëtonin vendin.

Ja postimi i plotë në Facebook:

Thaçi ka mbrri të bëjë të paimagjinueshmen – ta ndajë Perëndimin në dy kampe – pro dhe kundër “korrigjimit të kufijve”/ndarjes së Kosovës – diçka që diplomacia serbe pa sukses e avokon qe 3 dekada. Kur një mekanizëm i tërë diplomatik lëvizë nga pozicionet parimore 30 vjeçare, është tejet i vështirë kthimi prapa.
Kjo e bënë Kosovën humbëse në çdo variant në këtë moment sepse e konfronton me aleatët e paktë, dhe të përçarë, perëndimorë.
Për neve mbetet kjo rrugë:
– Votë absolute e Kuvendit kundër marrëzisë së Thaçit me 4 shtator, gjithashtu edhe protestë masive qytetare;
– Shkarkim i tij dhe zgjedhja e Presidentit të ri;
– Marrëveshje për zgjedhje të reja parlamentare;
– Konsensus i plotë për rrugën e mëtutjeshme në dialogun me Serbinë që do ta udhëheqë Qeveria e re e Kosovës bashkë me opozitën re pas zgjedhjeve parlamentare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë