Loading…

Deda kërkon marrëveshje mes 5 liderëve për zgjedhjet

  • 10/05/2017 | 12:39

Deda kërkon marrëveshje mes 5 liderëve për zgjedhjet

Deputeti i pavarur i Kuvendit, Ilir Deda, tha se e gjithë legjislatura e vendit e ka fajin për këtë mocionin e mosbesimit, sepse siç ka thënë ai, kemi treguar që nuk mund të marrim vendime.


Deda ka thënë se shpreson që pesë liderët të partive më të mëdha në Kosovë do të ulen dhe do të merren vesh rreth një date optimale për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

“Duhet të caktohet një datë kur do të mbahen zgjedhjet në të cilat do të merrnin pjesë shumica e qytetarëve të Kosovës dhe zgjedhje të cilat nuk do të konstesoheshin nga asnjë parti politike”, tha Deda, shkruan gazetametro.net

Tutje, ai tha se zgjedhjet jo domosdoshmërisht i zgjidhin problemet në vend. Ai kërkoi nga deputetët që të tregojnë se si do të zgjidhet çështja e Demarkacionit dhe probleme të tjera.

“Nuk do të thotë që 11 qershori të jetë gjithsesi data e zgjedhjeve”, tha Deda. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë