Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Ilir Deda, do të bëjnë publikisht prezantimin e subjektit më të ri politik në Kosovë, me emërtimin ‘Alternativa’.
Autori i emisionit Rubikon të KTV’së e ka paralajmëruar këtë, duke bërë të ditur se të dy politikanët janë të ftuar në emisionin që ai drejton, të enjten prej orës 20:00.
Për formimin e këtij subjekti kishte pasur bisedime të shumta dhe ishin përmendur edhe emra të tjerë nga skena politike dhe publike si Vjosa Osmani, Atifete Jahjaga, Dastid Pallaska e Lumir Abdixhiku.
Gazeta Metro do t’u sjell informacionet e fundit nga ky prezantim./gazetametro.net