Loading…

Deçani me mbledhje të jashtëzakonshme për lirimin e Haradinajt

  • 08/01/2017 | 18:03

Deçani me mbledhje të jashtëzakonshme për lirimin e Haradinajt

Asambleja Komunale në Deçan njofton se do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për lirimin e menjëhershëm të kreut të AAK’së,  Ramush Haradinaj.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media të Komunës së Deçanit.“Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftojmë se, të hënën më 09 Janar 2017 ,në ora 13:00 në Deçan, Asambleja Komunale mban mbledhje të jashtëzakonshme për të kërkuar lirimin e mënjihershem të ish- kryeministrit Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është arrestuar nga policia franceze me një urdhër-arrest të Serbisë. Arrestimi i tij ka zgjuar reagime të shumta të zyrtarëve mbarëshqiptarë, si dhe ata të huaj./Gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë