Asambleja Komunale në Deçan mban sot mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë për lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të Kosovës, liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media të Komunës së Deçanit. Ku tregohet se mbledhja e jashtëzakonshme do kërkojë lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton gazetametro.net
I pari i AAK-së Ramush Haradinaj, u arrestua të mërkurën e kaluar nga policia franceze me një urdhërarrest të Serbisë. /gazetametro.net