Loading…

Debutoi në vitin 2014 si futbollist profesional në Francë, e pabesueshme sa tituj ka fituar Kante deri më tani

  • 30/05/2021 | 11:57

Debutoi në vitin 2014 si futbollist profesional në Francë, e pabesueshme sa tituj ka fituar Kante deri më tani

N’Golo Kante padyshim se ishte lojtari më i mirë i Chelseat në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City e cila u zhvilluar të shtunën dhe “Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar nga Kai Havertz.


Francezi ishte lojtari që shkatërroi shumë aksione të skuadrës së Pep Guardiolas duke mos pushuar asnjëherë brenda 97 minutave lojë në “Dragao”, përcjellë KosovaPress.

Karriera e Kantes ka marrë një kthesë të çuditshme që prej kohës kur debutoi tek skuadra franceze Caen në vitin 2014.

Në vitin 2015 Kante u transferua te Leicester City për 9 milionë euro dhe vetëm pas një viti e fitoi titullin e kampionit në Premierligë me këtë skuadër.

Pastaj në vitin 2017 kaloi tek Chelsea dhe e fitoi sërish titullin e kampionit me këtë ekip që u pasua vetëm një vit më vonë me titullin e kampionit të botës me Francën në vitin 2018.

Kante vazhdoi edhe më tutje me suksese të pabesueshme. Në vitin 2019 ai e fitoi Europa Ligën me Chelsean kurse tani edhe Ligën e Kampionëve për edicionin 2020/21.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë