Loading…

Daut Haradinaj: VV-ja është dashur të vendos flamurin e Kosovës në fushatë, e jo të Turqisë

  • 18/09/2019 | 11:10

Daut Haradinaj: VV-ja është dashur të vendos flamurin e Kosovës në fushatë, e jo të Turqisë

Politikani Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar vendosjen e flamurit të Turqisë nga Lëvizja Vetëvendosje, në një nga fushtatat e tyre zgjedhore, shkruan Gazeta Metro.


Në debatin e zhvilluar mbrëmë në ‘Zona Zgjedhore’, Haradinaj ka thënë se me qëllim ose jo, VV-ja duhej që të vendoste flamurin e Kosovës e jo atë të Turqisë.

“Nuk e di a ka qenë e qëllimishme vendosja në fushatë e flamurit të Turqisë a po rastësisht, por ma mirë kishte me qenë sikur VV-ja në fushatë të vendoste flamurin e Kosovës”, është shprehur ai.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më datën 6 tetor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë