Loading…

Daut Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë

  • 02/12/2021 | 14:52

Daut Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë

Daut Haradinaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK’së) ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Komunën e Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj ka thënë se këtë veprim e ka bërë për t’ia liruar pozitën një kandidati tjetër.

Në vendin e Haradinajt do të vie Taulant Maxharraj.

“Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi. Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton lajmi.net.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Prishtinë, Daut Haradinaj si kandidat për kryetar komune kishte marrë një përqindje të vogël të votave.

Më poshtë postimi i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë