Kandidati për kryetar të komunë së Prishtinës, Daut Haradinaj, i ka bërë thirrje publike të gjithë kandidatëve për kryetar të kryeqytetit të dalin të gjithë së bashku, për tu ballafaquar në një debat publik.
Haradinaj thotë se qytetarët nuk duhet ta votojnë dikënd që i ik debatit, përcjell Periskopi.
“Është e palogjikshme që një të zhvillohet gara për kryetar të kryeqytetit e të mos ketë një debat publik. I bëjë thirrje publike kandidatëve që ta kemi një debat, që tillë, dhe ti ballafaqojmë argumnetet në ënyrë që qytetarët të shohin se cilat argumente janë mmë të fuqishme. Mendoj që qytetarët nuk duhet ta votojnë një kandidatë që refuzojnë debat public. Unë kurdo jam igatshëm 24/7”, tha Haradinaj në kanal10.