Deputeti i AAK-së, dhe njëherit vëllai i Ramush Hardinajt, Dauti ka reaguar ndaj vizitës së paparalajmëruar të Hashim Thaçit në Amerikë.
Haradinaj në një shënim në Facebook ka theksuar se Thaçi edhe më 21 korrik 2010, kur u thirrë Ramushi në rigjykim kishte shkuar në Amerikë.
Sipas Haradinajt, a mos po thotë Hashim Thaçi prapë diçka të tillë, tash kur Ramushi gjendet në paraburgim në Francë.
Daut Haradinaj ia ka kujtuar Thaçit edhe darkën e “13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restorant Puro?”
“Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirrë Ramushi në rigjykim në Hagë. A mos po na thotë diçka prap? Hashim mos e harro darkën e 13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restorant Puro?”.
“Çka të duash bëj, por e vërteta ëshë e vërtetë. Kosova është më e madhe se ti”.