Loading…

Dashuri, paqe dhe pranga: Çifti ngjitet ilegalisht në rrokaqiellin ‘Empire State Building’ për një propozim martese

  • 02/07/2026 | 09:06

Dashuri, paqe dhe pranga: Çifti ngjitet ilegalisht në rrokaqiellin ‘Empire State Building’ për një propozim martese

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve në New York, pasi dy persona arritën të ngjiteshin në pjesën më të lartë të Empire State Building, ku shpalosën një banderolë me një mesazh që bënte thirrje për paqe, transmeton Gazeta Metro.


Sipas mediave amerikane, dyshja, një burrë dhe një grua, mbanin maska në fytyrë, ndërsa në banderolë ishte shkruar: “Kur fuqia e dashurisë e mposht dashurinë për pushtet, bota do ta njohë paqen.”

Ngjarja ndodhi rreth mesditës së të mërkurës. Pak çaste pasi u shfaqën në majën e ndërtesës, njëri prej tyre nisi të zbriste, por u kthye sërish pranë partneres.

Më pas, të dy lëvizën drejt një platforme më të ulët, ku skena mori një kthesë romantike. Burri u gjunjëzua dhe, sipas pamjeve të publikuara, i propozoi martesë gruas, e cila pranoi, ndërsa çifti u përqafua dhe u puth.

Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë së New Yorkut, të cilat i shoqëruan të dy në paraburgim. Deri më tani, autoritetet nuk kanë zbuluar identitetin e tyre, ndërsa mbetet ende mister mënyra se si ata arritën të depërtonin në zonën e ndaluar të ndërtesës. Nga ky incident nuk u raportuan persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë