Loading…

Darka e zyrtarëve të lartë shtetëror: 21 burra e veç 1 grua

  • 04/02/2018 | 22:46

Darka e zyrtarëve të lartë shtetëror: 21 burra e veç 1 grua

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u mblodhën bashkë sonte me shumë anëtarë të tjerë të Qeverisë në Hajvali.


Takimi në fjalë në fillim u raportua se ka të bëjë me arritjen e një pajtueshmërie për Demarkacionin me Malin e Zi, gjë që doli të mos jetë e vërtetë.

Është pikërisht këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Avni Arifi i cili në një prononcim për Indeksonline ka thënë se është vetëm një takim pa kravata dhe se nuk është diskutuar për Demarkacionin.

“Darkë informale pa protokoll, pa kravata që për herë të dytë e bëjnë. Këtë herë nikoqir ka qenë zv/kryeministri, Behgjet Pacolli.Është caktuar para disa ditëve dhe nuk besoj që temat që diskutohen aty janë me peshë për opinionin sepse është darkë informale”, ka thënë Arifi

Duhet shtuar se gjatë ditës së nesërme pritet që demarkacioni të shqyrtohet nga Kryesia e Kuvendit dhe më tutje të procedohet për në Kuvendin e Kosovës.

Në mesin e shumë përfaqësuesve nga tri partitë e koalicionit qeverisës është vetëm një femër. Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj vërehet të jetë e vetme si femër në mesin e 21 burrave prezentë sa ishin sonte në këtë darkë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë