Dikur kundërshtar në luftë, tani në një tavolinë pune. Darka e cila është pjesë e agjendës se takimit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, takon për të parën herë presidentin serb Tomislav Nikolic dhe presidentin kosovar Hashim Thaçi.
E gjitha kjo është në kuadër të takimit që është vazhdimësi e dialogut Kosovë-Serbi, i cili tani po zhvillohet në nivel liderësh, pas acarimit të raporteve javëve të fundit.
Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kurse Serbia nga presidenti Tomisllav Nikoliq dhe kryeministri, Aleksandar Vuçiq.
Takimet me përfaqësuesen e lartë të BE’së, Federica Mogherini do të jenë të ndara. Pas këtyre takimeve të ndara është planifikuar një darkë pune me përfaqësuesit e dy delegacioneve të Brukselit.
Siç njoftohet bisedimet do të fillojnë në orën 19:30 ndërsa darka mendohet të shtrohet pas orës 20:00./gazetametro.net