Loading…

Dardani nga Gllogjani në moshën 12 vjeçare ishte plagosur përderisa u dërgonte bukë ushtarëve të UÇK’së

  • 02/12/2021 | 20:35

Dardani nga Gllogjani në moshën 12 vjeçare ishte plagosur përderisa u dërgonte bukë ushtarëve të UÇK’së

Djaloshi nga Gllogjani, Dardan Ahmetaj ishte vetëm 12 vjeçar kur u plagos në luftë, përderisa u dërgonte bukë ushtarëve të UÇK’së, përcjellë gazeta Metro.


Dardan Ahmetajn plumbi e kapi në oborrin e shtëpisë së tij në Gllogjan, teksa po u dërgonte bukë pjesëtarëve të Shtabit të UÇK’së, më 7 korrik 1998.

Pasi ishte plagosur në krah, Ramush Haradinaj atë kohë komandant lufte, kishte urdhëruar që të dërgohet në Spitalin e Malishevës për shërim por që gjatë aty e priti me e keqja, spitali garantohet por që fatmirësisht shpeton.

Dardani trim, shpeshherë ishte operuar në kushte ekstrem.

Ai sot jeton me nënën e tij në Gllogjan, ndërsa asnjëherë nuk ka aplikuar për statusin e veteranit të luftës.

“Djaloshi në foto është Dardan Ahmetaj nga Gllogjani, i plagosur në krah. Dardani u dërgonte bukë ushtarëve të UÇK-së, kur plumbi e goditë krahun e tij të njomë, dhe nga dita në ditë plaga i infektohej. Komandanti Ramush Haradinaj jep urdhër që Dardani të dergohej për trajtim në Malishevë, por sa arrijnë atje spitali u granatua. Dardani ky djalë i ri trim e me vullnet të madh i mbijetoj plagëve dhe sot jeton me nënën e tij ende në Gllogjan. Ai asnjëherë nuk ka aplikuar për status lufte”, ka shkruar afaristi shqiptar, Micky Haxhiislami./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë