Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka komentuar zhvillimet e fundit për fushatën në Podujevë, shkruan Gazeta Metro.
Sejdiu ka thënë se kjo fushatë në betejë të partive politike, e shumë më pak është betejë për një qytet më të mirë me shërbime më të mira.
“Beteja në këso situate edhe mund të jetë interesante për nivel Nacional por në fund “yjet” nacionale ikin në Prishtinë, qeverisja lokale mbetet”, ka shkruar ndër të tjerash Sejdiu në Facebook.
Ky është reagimi i plotë:
Fushata në Podujevë është shndërruar në betejë të partive politike për pozicionime në nivel qendror, fatkeqësisht shumë pak është betejë për një qytet më të mirë me shërbime më të mira! Beteja në këso situate edhe mund të jetë interesante për nivel Nacional por në fund “yjet” nacionale ikin në Prishtinë, qeverisja lokale mbetet!./gazetametro.net