Sekretari i Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminstrit Isa Mustafa, i cili në një intervistë të tij ka thënë se do ta shkarkonte Ljubomir Mariqin shumë kohë më parë, por e ka duruar atë pasi që është serb dhe për hirë të lojalitetit për pakicat në Kosovë, shkruan gazetametro.net.
Sipas Molliqjat, Mustafa gjatë gjithë mandatit të tij u tregua i durueshëm karshi serbëve dhe disa personave të caktuar.
“Isa Mustafa sot paska thënë që e ka duruar deri tash ministrin Mariq, veç pse është serb. Në fakt, gjatë tërë qeverisjes së tij ai duroi shumë: E duroi Listën Serbe në cënim të sovranitetit, veç pse është e Vuqiçit; E duroi Kadri Veselin që sipas tij i ka duart me gjak, veç pse ai është shef i SHIK-ut; E duroi Hashim Thaçin president, veç për me mbetë vetë kryeministër; I duroi djemt e tij me marrë tendera të shtetit dhe terminale, veç pse i ka djem; E duroi Margarita Kadriun me marrë terminal, veç pse ajo ia ka bë Thaçin President; E duroi murin në Mitrovicë, vetëm pse e ndërtuan strukturat paralele të Serbisë…, tha Molliqaj.
Ai tha gjithashtu se Mustafa është kryeministër impotent, që duron gjithçka vetëm për të mbetur kryeministër.
“Por durimi i tij është bërë i padurueshëm. Viti 2017 do të jetë vit i padurimit qytetar me durimin rrënues të Isa Mustafës’, ka shkruar Molliqaj./gazetametro.net