Loading…

Dardan Islami tregon se si nuk e la të hynte në diskotekë Enver Sekiraqën dhe si ju kundërpërgjigj ai

  • 03/03/2019 | 23:10

Dardan Islami tregon se si nuk e la të hynte në diskotekë Enver Sekiraqën dhe si ju kundërpërgjigj ai

InDoks, në dokumentarin “Triumfi dhe rënia e Enver Sekiraqës”, ka sjellur një rrëfim më ndryshe për mafiozin e Prishtinës, Enver Sekiraqa.

Viktimë e Grupit të Enver Sekiraqës nuk ishin veç ata që janë përmendur nëpër gjyqe. Kishte edhe të tjerë për të cilët as nuk është raportuar në media e as nuk janënisur procese gjyqësore. Raste të rënda, që mund të konsiderohen edhe tentim-vrasje. Ky është Dardan Islami, njëbiznesmen nga Prishtina. Në kohën kur udhët iu takuan me Enver Sekiraën kishte në pronësi një klub nate. Edhe sot vazhdon të njëjtin biznes. Është kjo intervista e tij e parë për këtë rast. Flet për InDoks. Por, si e njohu grupin e Sekiraqës ai dhe si u bë viktimë e tyre?

VIDEO/ Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu

“Edhe atëherë kur e hapen erdhën edhe sigurimi, ju kishte thënë jo. Fol me Dardanin i thanë. Ai më tha: a je pronari, thash po. Më tha po du me hy në diskotekë me pi soka me pagu. Nuk po du probleme as me ty as me tjetërkond. A bon me hy? –më tha. I thash nuk bën. Ai kishte respekt për njërin prej shefit të sigurimeve dhe më tha që hatri i tij nuk po bëj probleme këtu. A po njeh ti mu-më tha. I thash po. Reagun njerëzit e tij, por i ndali njeriu i sigurimit dhe më tha: Unë jam Enver Sekiraqa dhe takohum na tjera herë”.

VIDEO/ Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu

“Është punë që pas një muaji e gjysmë, ishte vetë në Papilon. I kishte dërguar tre vetë. Ka qenë edhe djali i axhës së tij – ky Luli që është arrestuar prej tifozëve të Dardanëve. Ka qenë edhe Baci i Barilevës, dhe me stupc të bejsbollit më sulmuan pas shpinës. Ishte një ditë e diele gjatë verës, pasdites. Më rrahën, më rrëzuan, m’i thyen saksitë në kry. Dita me u rujt koxha mirë. Fati. Më therrën katër herë afët veshkave, por shpëtuan veshkat. Ma kanë dëmtuar nervin e këmbës, në dorë, në kuk, por shpëtova”, ka thënë Islami.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë