Loading…

Danimarka ‘e fortë’ për Kosovën, ‘Dardanët’ mposhten me rezultat të thellë

  • 30/06/2022 | 21:00

Danimarka ‘e fortë’ për Kosovën, ‘Dardanët’ mposhten me rezultat të thellë

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës me rezultat të thellë 105-71 në të mirë të danezëve, të cilët u treguan superiorë sonte kundër ‘Dardanëve’, transmeton Gazeta Metro.


Në duelin e zhvilluar në Naestved në kuadër të para kualifikimeve për Kampionatin Europian kombëtarja e Danimarkës ka shënuar fitore ndaj Kosovës.

Në çerekun e parë ishin danezët të cilët triumfuan me rezultat 26-19, ndërsa edhe në çerekun e dytë ata treguan paraqitje më të mirë.

Më i dalluari tek ‘Dardanët’ gjatë pjesë së parë ishe basketbollisti, Dardan Berisha, me dhjetë pikë të shënuara, kurse tek vendasit Jonas Zohore me nëntë pikë.

Edhe çereku i tretë i takoi danezëve të cilët e fituan me rezultat 30-17, duke e shtuar epërsinë e tyre edhe në çerekun e katërt pasi që triumfuan 29-18.

Në fund lojtarët me më së shumti pikë tek Kosova ishin, Drilon Hajrizi dhe Dardan Berisha me 17 pikë, kurse tek vendasit Kevin Larsen me 20 pikë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë