Loading…

“Danas”: Plani i Vucicit e Thaçit nuk ekziston

  • 31/10/2018 | 22:05

“Danas”: Plani i Vucicit e Thaçit nuk ekziston

Plani i Aleksandar Vucicit për Kosovës, si diçka për çka flitet, por që askush nuk e ka parë, madje as Matthew Palmer, zyrtar i State Departamentit, është më e sigurt se nuk ekziston, shkruan gazeta beogradase “Danas” në portalin e saj në internet.

Dhe atë, shton më tej gazeta, jo për atë se Palmer para do kohe në Beograd ka thënë se atë plan nuk e ka parë, e ndoshta do të duhej, por për shkak se ai edhe nuk është plan klasik, por ofertë. Dhe atë e përbashkët, me Hashim Thaçin, ofertë gojore e ‘deal’-it, sipas të cilës ata dy do të vazhdojnë të jenë të preferuarit e procesit të Berlinit dhe kancelarës gjermane të dobësuar e në ikje Angela Merke. Paralajmërimi i kancelares gjermane se do të tërhiqet nga partia në vitin 2012, kur i përfundon madnati, në qoftë se do të jetë e detyruar të tërhiqet më herët, i shkon për shati ofertës ballkanike të Vucicit e Thaçit, trasnemton gazetametro.net.

Sespe, sipas gazetës, sado të jetë e preokupuar me probleme tjera, megjithatë do të duhej ta kurorëzojë shkuarjen e saj “përfundimtare” me marrëveshjen e Beogradit e Prishtinës. Pse nënshkrimi nuk është arritur të bëhet në nëntor, dhe është ndërlidhur me simbolikën e nënshkrimit të armëpushimit në Luftën e parë botërore, asaj vetëm mund t’i shkojë për shtati.

Kremtimi i madh në Paris, të cilin të gjithë tashmë e quajnë Versaja e re, është i mirë vetëm si provë e një konference ndërkombëtare për Kosovën. Jo, pra, si ngjarja përfundimtare ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Sepse, ajo ngjarje duhet ta paraqesë edhe rolin e fuqishëm të Gjermanisë në Evropë, e cila i mbikëqyr proceset e pajtimit dhe bashkimit të shtettheve ballkanike në Bashkimin Evropian.

Shtyerja deri në shkurt, kur sipas europarlamentarit Eduard Kukan tha se marrëveshja e beogradit e Prishtinës do të nënshkruhet, është e rëndësishme edhe për shkak të Maqedonisë, shkruan “Danas”. Kjo është kornizë e mjaftueshme kohore që të qetësohen tensionet e trazirat për shkak të Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Dhe, çka është më e rëndësishme se në shembullin e Maqedonisë, të testohen reagimet e qytetarëve dhe faktorëve të tjerë të interesuar.

Më tej gazeta citon Palmerin të ketë thënë se është me rëndësi të përfundohet projekti i Kosovës, që të hiqet varësia e Serbisë nga Rusia, e cila tërë regjionin e mban peng.

“Duhet pasur parasysh se në lojë është njohja eksplicite e Serbisë, që do të zhbllokojë Kosovën, anëtarësimin e Kosovës në BE e të sjellë njohje të reja. Lërini ShBA-të ta zgjidhin këtë me Rusinë. Por duhet të jeni të vetëdijshëm se diçka do të duhet të jepni [për njohje], e jo të silleni si Milosevici në vitin 1999, apo si Kostunica në vitin 2008, i cili ka refuzuar diçka në mënyrë që më vonë të humbasë diçka edhe më të rëndësishme. U mbetet juve të vendosni se çfarë jeni të gatshëm të jepni, kjo nuk duhet të jetë detyrimisht territori”.

Kështu, sipas fjalëve të njërit prej aktivistëve kosovarë të shoqërisë civile, duket fjalimi i shkurtër, të cilin Matthew Palmer para do kohe ua ka mbajtur OJQ-ve në Prishtinë.

Duke si bindje miqësore se do të duhet të pranhet autonomia për veriun e Kosovës, e cila praktikisht do të shtrihet deri në përkufizimin në Ibër, ndonëse ndoshta ky nuk do të jetë kufi formal fillimisht. Ashtu sikundër fillimisht Prishtina sigurisht do të fitojë vetëm statusin e vëzhguesit në Kombet e Bashkuara, shkruan ndër tjera gazeta beogradase./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë