Loading…

“Danas”, 24 mars 1999: Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, 12 orë para bombardimeve

  • 24/03/2019 | 17:42

“Danas”, 24 mars 1999: Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, 12 orë para bombardimeve

Sulmet ajrore të NATO-s mbni Jugosllavi mund të fillojnë sonte, në qoftë se i dërguari specia amerikan Richard Holbrooke “në çastin e fundit” nuk ia del ta bindë kryetarin Slobodan Milosevic që ta pranojë marrëveshjen e Rambujesë, njofton agjencia Reuters, duke iu referuar deklaratës së një burimi anonim, shkruante gazeta beogradase “Danas” më 24 mars të vitit 1999. transmeton Gazeta Metro.

I dërguari special amerikan Richard Holbrooke e ka lënë Beogradin pas dy ditësh bisedimesh me Slobodan Milosevicin, e pas kësaj Qeveria e Jugosllavisë ka shpallur gjendje të rrezikut të drejtëpërdrejtë të lufyës, përkujton gazeta shkrimin e saj të asaj dite të para 20 vitesh.

Meqë gjatë takimit nuk ka ndryshuar qëndrimi i pushtetit jugosllav në lidhje me ardhjen e kërkuar të trupave të NATO-s në Kosovë, Holbrooke ka deklaruar se për zhvillimin e mëtejmë të ngjarjeve, përkatësisht për pasojat do të vendosin “ata të ciulëve u takon ta zgjidhin këtë”, përkatësisht përgjegjësit në Bruksel e Uashington.

“Bëmë gjithçka që ishte në dorën tonë që këtë problem ta zgjidhim me mjete paqësore”, ka thënë presidenti Bill Clinton, i cili ka shtuar se personalisht nuk ka dëshirë ta përdorë forcën, shkruan FoNet.

Qeveria gjermanë në mbledhjen e jashtëzakonshme ka përsëritur gatishmërinë që nga fillimi të marrë pjesë në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Jugosllavi në qoftë se do të jetë e detyruar.

Ministri i mbrojtjes Rudolf Scharping pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit i ka drejtuar “apelin e fundit kryetarit jugosllav Slobodan Milosevic që të mos marrë mbi vete përgjegjësinë eventuale për sulmet ajrore të NATO-s”, shkruan Beta.

Armata serbe e trajnuar në luftën ballkanike për efikasitet në “pastrimin e fshatrave shqiptare” do të jetë plotësisht e pafuqishme para sulmeve të sofistikuara të NATO-s, vjelrësojnë mediet çeke.

Gjeneralshtabi i forcave të armatosura të Greqisë mendon se kërcënimi me sulme eventuale të NATO-s në Kosovës “nuk është çështje orësh në vijim”, njofton NET-i grek… /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë