Loading…

Dallimet midis ‘Mac’ dhe ‘Pc’

  • 21/12/2016 | 22:04

Dallimet midis ‘Mac’ dhe ‘Pc’

Një betejë kompjuterike “Mac” dhe “PC” me vite të tëra, në vazhdim disa nga dallimet midis tyre, Mac apo Pc, Apple perballë Microsoft, transmeton gazetametro.net


“Apple” thotë se ka dizajnin më të mirë

‘Apple’ shpenzon me vite të tëra duke punuar në pamjen e produkteve të veta. Kjo kompani e tëra është rreth detajeve, bile edhe pjesa e brendshme e kompjuterëve të saj janë mirë të konstruktuara.

Microsoft është duke bërë përparime të mëdha

“Microsoft Surface Studio PC” është duke marrë lëvdata të shumta rreth dizajnit të tij inovativ. Dhe, tableti i shkëlqyeshëm i “Microsoft”-it, “Surface Pro 4”, sikur edhe laptopi “Surface Book” po ashtu janë të hijshëm për t’u shikuar, po ashtu.

mac-vs-pc

“Mac” kushtonë më shumë sesa “Windows PC”

Mesatarisht, kompjuterët ‘Mac’ tentojnë që të jenë më të shtrenjtë sesa homologët e tyre ‘Windows PC’, qoftë edhe për specifikimet që janë të krahasueshme. Përpos përjashtimeve, sikur “Surface Book”, ose kompjuterët për lojëra PC, një laptop mesatar ‘Windows’ kushton rreth 500 dollarë. Sa për krahasim, laptopi ‘MacBook Air’, që aktualisht është laptopi më i lirë i markës ‘Apple’, kushton 999 dollarë.

“Windows” më i mirë për ata që janë të pasionuar pas lojrave PC

Të pasionuarit pas lojërave preferojnë ‘Windows’-in, kryesisht për shkak se PC-të kanë një aftësi të madhe të përshtatjes, duke filluar nga grafika, e deri te procesori, respektivisht kapaciteti i memories.

“Mac” përballon më shumë virusët, është më i sigurtë

Meqë ka shumë më pak kompjuterë ‘Mac’ sesa Windows, platforma ‘Apple’ thjeshtë paraqet një target më të vogël për sulmuesit. Me fjalë të tjera, një haker mund të sulmojë më shumë kompjuterë me një mund më të vogël duke sulmuar kompjuterët ‘Windows

Dy sisteme por tërësisht të ndryshme

‘Microsoft Windows 10’ dhe ‘Apple’ duken tërësisht ndryshe nga njëritjetri. Me ‘Windows 10’, ‘Microsoft’ ishte përpjekur që të ishte më miqë- sor ndaj përdoruesit, me variantin ‘touchscreen’ të ‘Windows 8’. Marrë në përgjithësi, ai funksionon. ‘Apple macOS’ ka një pamje më të pastër, më pak të ngarkuar

PC’të kanë më shumë mundësi

Ka prodhues të llojllojshëm të PC-ve, gjë që prodhuesve iu ofrojnë opsione të llojllojshme dhe brande për të zgjedhur. Microsoft mund të jetë tani në biznesin e harduerëve, por kompanitë si, HP, Acer, Lenovo, Dell dhe shumë të tjera, ende përbëjnë shumicën e kompjuterëve Windows PC në botë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë