Prokuroria Themelore në Prishtinë po vijon hetimet lidhur me çështjen e njehsorëve elektrik, pas dyshimeve për manipulim përmes tyre, përcjell Gazeta Metro.
Megjithatë, nga Prokuroria nuk kanë dhënë informacione të detajuara mbi fazën aktuale të hetimeve, apo numrin e personave të intervistuar deri më tani.
Nga ky institucion është bërë e ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore ne Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm është duke zbatuar hetime si dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, tha për RTV21 zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala./gazetametro.net