Loading…

Dalin rezultatet e testit të arritshmërisë, rezultati ‘katastrofal’

  • 23/06/2022 | 13:46

Dalin rezultatet e testit të arritshmërisë, rezultati ‘katastrofal’

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 50.75%.


Në pjesën e parë të testit, arritshmëria e shprehur në përqindje në lëndët e përfshira në këtë pjesë është 54.4%, ndërsa e ndarë sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe – 57.5%, Gjuhë angleze – 74.1%, Histori – 42.1%, Gjeografi – 50.5%.

Ndërsa, në pjesën e dytë të testit, arritshmëria është 47.1 përqind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë – 46.8%, Informatikë – 52.1%, Fizikë – 45%, Kimi – 41.3% dhe Biologji – 51.2%.

Testit të arritshmërisë këtë vit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë