Loading…

Dalin rezultate jozyrtare të zgjedhjeve në Bosnjë, çfarë po ndodhë me Dodik dhe Izetbegovic

  • 02/10/2022 | 23:59

Dalin rezultate jozyrtare të zgjedhjeve në Bosnjë, çfarë po ndodhë me Dodik dhe Izetbegovic

Qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës kanë votuar të dielën e 2 tetorit dhe tashmë kanë dalë rezultatet preliminare.


Pushteti në Bosnjë ndahet në tri pjesë, të komunitetit boshnjak, serb dhe kroat. Në zgjedhjet për presidencën boshnjake që ka tre anëtarë po prijnë.

Zheljko Cvijanoviq si kandidat i popullit serb, Denis Beqiroviq nga populli boshnjak dhe Zheljko Komshiq nga populli kroat, ka raportuar N1.

Por në krye të rezultateve nuk shihet të jetë Milorad Dodik, një politikan serb i lidhur me Kremlinin dhe sanksionuar nga SHBA-ja, që bën thirrje që Serbia t’i kthehet “trashëgimisë së Lazarit”, i mveshur nën petkun e tashmë konceptit “Bota Serbe”.

Janë rreth 40 për qind të votave të numëruara dhe diferenca mes Triviqit dhe Dodikut është nga 13.000 deri në 14.000 vota. Megjithatë, SNDS e Dodikut thonë se pikërisht ai është duke udhëhequr me 60 përqind të votave.

Por, as nga populli boshnjak nuk shihet se po fiton Bakir Izetbegoviq, i biri i Presidentit të parë të Bosnjes.

Këto zgjedhje në Bosnje janë të një rëndësie të madhe, pasi vendi po kërcënohet nga Beogradi, krejt kjo në kuadër të konceptit “Bota Serbe” të cilën e prezantojnë Vuçiq dhe Dodik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë