Loading…

Dalin pamjet e veturë së djegur të Butës që u bë mollë sherri mes vëllait të tij dhe 30 vjeçarit të vrarë

  • 28/05/2022 | 20:26

Dalin pamjet e veturë së djegur të Butës që u bë mollë sherri mes vëllait të tij dhe 30 vjeçarit të vrarë

Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për vdekje Gazmend Hysenin, shokun e tij të fëmijërisë dhe të rinisë.


Ngjarja sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj dyshohet se ka ndodhur pasi viktima Gazmend Hyseni, i njohur në qytet si “Strella”, ia kishte djegur rreth dy muaj më parë veturën e tipit “Mercedes”, Betimit, që e thërrasin “Buta”.

“Pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ta takuar të ndjerin shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, me ç’rast si pasojë e të shtënave, nga plagët e marra ndërron jetë”, shkruan në dosjen e Prokurorisë së Ferizajt.

Se akti kishte ndodhur për këtë fakt, gjatë ditë ka raportuar ekskluzivisht Insajderi. Gazeta i ka siguruar pamjet ekskluzive të veturës së djegur të këngëtarit ferizajas.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë