Loading…

Dalin pamjet e refugjatit iranian që vrau dy persona në Oslo në një ‘sulm terrorist islamik’

  • 25/06/2022 | 19:31

Dalin pamjet e refugjatit iranian që vrau dy persona në Oslo në një ‘sulm terrorist islamik’

Mbrëmë kryeqyteti i Norvegjisë u trondit nga sulmi terrorist që u krye nga jë refugjat iranian i cili vrau dy persona në një bar ku mblidheshin homoseksualët, transmeton Gazeta Metro.


I dyshuari për terrorizëm i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e 21 të tjerëve në një bar homoseksualësh në Oslo mbrëmë është zbuluar të jetë një ish-hidraulik 42-vjeçar i lindur në Iran.

Zaniar Matapur ishte lindur në Kurdistanin iranian përpara se të shkonte në Bergen, Norvegji si refugjat në moshën 12-vjeçare, shkruan Daily Mail.

Ai u akuzua herët këtë mëngjes për dy vrasje, tentativë për vrasje dhe terrorizëm pas sulmit terrorist homofobik në qendrën e qytetit.

Shërbimi i Sigurisë Policore Norvegjeze (PST) hetoi Matapurin vetëm një muaj më parë, por vendosi se ai “nuk ishte një kërcënim i menjëhershëm”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë