Loading…

Dalin detaje të reja nga përgjimet që çuan në arrestim të drejtorit të Financave

  • 11/02/2017 | 19:18

Dalin detaje të reja nga përgjimet që çuan në arrestim të drejtorit të Financave

“Roqkotellat” siç i quante Zahir Bajrami bashkëpunëtorët e tij, nuk ia hoqën dënimin prej 3 vjetësh Elsadat Musliut, ani pse ai kishte paguar 20 mijë euro.


Në pjesën tjetër të bisedave mes Elsadat Musliut dhe Zahir Bajramit e djalit të tij, drejtori i Financave në Qeverinë e Isa Mustafës, tenton ta bindë Musliun, se bashkëpunëtorët e tij, do t’ia heqin dënimin.

Paratë u morën e dënimi mbeti. Pas kësaj, Elsadat Musliu, kërkonte nga i biri i Zahir Bajramit, që t’i ktheheshin paratë, pasi që puna s’ishte kryer.

Por ky i fundit, thotë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet dhe se paratë nuk do t’i kthehen.

Elsadat Musliu, që jeton në Zvicër qe një kohë të gjatë, ishte dënuar në vitin 2012 me tre vjet burgim, për veprën penale kontrabandë me migrantë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë