Më herët u raportua se një 12 vjeçar kishte ndërruar jetë në mënyrë të dyshmitë në qytetin e Vushtrrisë, teksa thuhej se mund të ketë qenë vetëvrasje, shkruan Gazeta Metro
Ngjarja ka ndodhur sot, ku rreth orës 14:00, vëllai i të ndjerit e ka gjetur 12-vjeçarin në një dhomë të shtëpisë, teksa dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë gjuetie.
Shkolla në të cilën vijonte mësimet i ndjeri, “SHFMU Liria”, ka ndarë me publikun një postim për të.
I ndjeri është F.M. nga fshati Strofc dhe ishte në klasën e gjashtë./gazetametro.net