Loading…

Daka: Të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 7

  • 11/06/2017 | 08:11

Daka: Të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 7

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë në ditën kur votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


Kryetarja e KQZ-së përmes një konference për media ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimeve në Komunat e Kosovës janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur parregullësi.

“Në ora 7 janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. I ftoj edhe komisionerët që të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ dhe Ligjin”, tha Daka gjatë konferencës së parë për media nga KQZ.

Konferenca e radhës mbahet në orën 11:30 që ka të bëjë me ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen në votim deri në orën 11:00./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë