Loading…

Daja nervozohet për nipin: Besnik Bislimi kapet me deputeten e PDK’së pasi ia përmend punësimin e tij

  • 02/06/2021 | 09:52

Daja nervozohet për nipin: Besnik Bislimi kapet me deputeten e PDK’së pasi ia përmend punësimin e tij

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu, ka pyetur ministrin e Integrimeve Evropiane gjatë komisionit për raportim që po mbahet, në lidhje me punësimin e nipit të tij për të monitoruar punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, shkruan Gazeta Metro.


Deliu krahas pyetjeve rreth çështjes së politikës së jashtme, ka pyetur Bislimin për Gëzim Tosunin, që u raportua si propozim për anëtar të KShC’së nga qeveria, duke e theksuar se është nipi I tij.

Bislimit nuk I pëlqeu kjo pyetje duke thënë se në komision është për zgjidhjen e dilemave që kanë deputetët.

“Nuk jam ftu këtu me i zgjidh dilemtat, çka kuptoni këtu, kur tronditeni kur habiteni, kam ardh më raportu për fushën e integrimeve evropiane, atë pjesë e zgjidhni në kuvend, unë ju përgjigjem pyetje tuaja që kanë lidhje me komisionin”, tha ai.

Kësaj deklarate iu është përgjigjur Deliu.

“Ju jeni këtu me raportu, këto çështje nuk zgjidhen me deputetë”, tha ajo.

Zëvendësi i Albin Kurtit, ka refuzuar fillimisht që të përgjigjet për pyetjen lidhur me nipin e tij.

“Unë e kuptova shumë mirë atë që thatë, mos i jepni vetes liri me më sqaru diçka që vec e kam kuptu”, tha ai.

Më vonë, i njëjti tha se për këtë çështje do të dorëzojë padi pasi që Gëzim Tosunin nuk e ka nip.

Ai ka thënë se është deputetja Deliu që e ka të punësuar nipin e saj.

“Te rasti i z.Gëzim Tosumi që ju deklaroni se kam ngritur dorën, pyetja juaj është a e keni ngritur dorën për nipin e juaj, a jeni ju dakord që nipi juaj të ulet afër jush? A është në rregull që nipi juaj është ulur afër jush në parlament? Gëzim Tosumin nuk e kam unë nip, e kam dorëzuar ankesën time ndaj “psudoportalit Insajderi”. Unë nuk e kam nip Gëzim Tosumin. Për atë ju pyeta juve për nipin e juaj”, tha ai, derisa, Deliu e ka quajtur këtë deklaratë të zëvendëkryeministrit “shpërfaqje të arrogancës”.

“Nëse ne duhet të dialogojmë me njëri tjetrin atëherë pse keni ardhë ju këtu. S’keni nevojë me shpërfaqë arrogancën zv.kryeministër”, ka thënë Deliu./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë