Loading…

Kosova nuk mund ta padisë Serbinë për gjenocid

  • 05/04/2017 | 18:28

Kosova nuk mund ta padisë Serbinë për gjenocid

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka akuzuar të mërkurën, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se po vazhdon me “provokime” për shkak të deklaratave se Kosova do të padisë Serbinë për gjenocid.


Ai shtoi se kjo nuk është e mundur për shkak se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, përcjell “Zeri.info”.

“Hashim Thaçi po vazhdon me provokime. Pasi pësoi debakël ideja e tij në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe pasi që ligji është tërhequr pas presionit nga bashkësia ndërkombëtare, Thaçi menjëherë po përpiqet për të marrë vëmendjen e publikut vendas me temën e dytë, padinë kundër Serbisë për gjenocid. Thaçi e di se nga kjo nuk ka asgjë, sepse Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe nuk ka të drejtë të padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, tha Daçiq në një deklaratë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë