Dacic ka thënë se Serbia do të vazhdojë ta pengojë Kosovën për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare
Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic ka thënë të enjten se Prishtina me veprimet dhe vendimet e saj “po e minon” dialogun me Beogradin, duk i vlerësuar këto si “taktikë e lojëra” të cilat, sipas tij, e rrezikojnë tërë regjionin.
Ai ka thënë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic, përkundër vendimit të Prishtinës për t’i shtuar tarifat për 10 për qind në mallin e Serbisë. megjithatë ka shkuar në Bruksel, sepse takimi ka qenë i caktuar më herët dhe këtë e ka vlerësuar si konstruktivitet të Serbisë, trasnmeton gazetametro.net.
Sipas Dacicit, Prishtina po e tensionon situatën në mënyrë që të përfitojë diçka, në formën e liberalizimit të vizave.
Ai në një intervistë për RTS-në ka shtuar se Serbia do të vazhdojë ta pengojë Kosovën për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare./gazetametro.net