Loading…

Dacici s’është i sigurt “nëse pala tjetër e do” kompromisin

  • 31/08/2018 | 12:50

Dacici s’është i sigurt “nëse pala tjetër e do” kompromisin

Për zgjidhje me kompromis, sipas Dacicit, është herët të flitet se kur do të ndodhë kjo, sepse nuk është i sigurt se edhe pala tjetër e do këtë


Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Dacic ka thënë sot se Serbia është e përkushtuar për arritjen e zgjidhjes me kompromis ndërmjet Beogradit e Prishtinës, por është herët të flitet se kur do të ndodh kjo dhe a do të arrihet kjo zgjidhje, sepse nuk është i sigurt se edhe pala tjetër e do këtë, transmeton gazetametro.net.

Dacic, sipas medieve serbe, para tubimit joformal të ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së dhe shteteve kandidate për anëtarësim në Vjen, ka thënë se zgjidhja e kompromit e të dy palëve është në interesin më të mirë të popullit serb e atij shqioptar dhe stabilitetit të regjionit.

Kjo do të thoshte rrugë e hapur drejt integrimeve evropiane dhe anëtarësim në BE. Është herët të flitet se kur do të ndodhë kjo, sepse nuk jam i sigurt se edhe pala tjetër e do këtë, ka thënë Dacic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë