Loading…

Dacic: Zgjedhjet në Kosovë me rëndësi vitale për serbët

  • 11/06/2017 | 14:51

Dacic: Zgjedhjet në Kosovë me rëndësi vitale për serbët

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë dhe shef i diplomacisë Ivica Daçiq të dielën u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të dalin për të votuar, pasi zgjedhjet e sotme sipas tij janë me rëndësi vitale për serbët.


Ai ka vlerësuar se populli serb vetëm i bashkuar mund të mbijetojë.

“Zgjedhjet e sotme janë me rëndësi vitale për popullin serb, i cili vetëm i bashkuar mund të sigurojë mbijetesën e vet”, është shprehur ai.

Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat marrin pjesë 26 subjekte politike, prej të cilave pesë janë nga radhët e komunitetit serb.

Të drejtë vote kanë 1.872.951 votues, prej të cilëve më shumë se 155.000 votojnë për herë të parë. Janë gjithsej 889 qendra votimi, nën vëzhgimin e rreth 30.000 vëzhguesve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë