Loading…

Dacic: Vucici në Bruksel vetëm me Mogherinin

  • 07/09/2018 | 08:47

Dacic: Vucici në Bruksel vetëm me Mogherinin

Kryetari Serbisë Aleksandar Vucic në Bruksel do të bisedojë vetëm me përfaqësuesit evropianë, por jo edhe me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar televizioni shtetëror serb RTS.


Ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Dacic nuk e ka pohuar as mohuarë këtë informatë, por ka thënë se Vucici sigurisht do të bisedojë me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini, dhe se poër takimet tjare do të vendosë atje, transmeton gazetametro.net.

“Kryetari është në aeroplan për Bruksel. Ky është lajm i rëndësishëm, sepse është shqyrtuar mundësia të mos shkojë fare. Ne do të marrim pjesë në dialog, do të bisedojmë me Federica Mogherinin”, ka thënë Dacic, duke shtuar se Vucici nuk do të lejojë të thuhet se Serbia po e pengon procesin.

“Dramat” serbe kanë filluar që nga mbrëmë, pasi që kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Vucici s’ka për çfarë të shkojë në Ujman./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë