Loading…

Dacic vazhdon ëndrrat: Nëse do të kisha para, Kosova do ta tërhiqte shpalljen e pavarësisë

  • 26/02/2019 | 13:17

Dacic vazhdon ëndrrat: Nëse do të kisha para, Kosova do ta tërhiqte shpalljen e pavarësisë

Ivica Daçiq ka reaguar ndaj deklaratave se me mbështetjen e parave ruse po paguan shtetet që ti tërheqin njohjet e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Daçiq këto deklarata i ka quajtur të pabaza duke thënë se nëse do kishte para Kosova do tërhiqte shpalljen e pavarësisë.

‘Nëse do të kisha para, Kosova do ta tërhiqte vendimin për pavarësi’, deklaroi Daçiq për të përditshmen serbe Kurir

‘Atyre u pengon që unë jam i vetmi ministër i jashtëm i Serbisë gjatë mandidatit të cilit më shumë shtete kanë tërhequr njohjen se që i kanë njohur si shtet’,ka shtuar ai.

Daçiq edhe ka akuzuar Kosovën për blerjen e njohjeve duke thënë se kur ato shtete e njohën Kosovën nuk kishte korrupsion dhe nuk kërcnohej dialogu.

‘Kur ato shtete e kishin njohur Kosovën, nuk ishte problem, aso kohe nuk kishte korrupsion dhe nuk kërcënohej dialogu? Nuk po u shkojnë gjërat siç kanë menduar, çfarë t’u bëjë’, theksoi ai më tutje./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë