Loading…

Dacic tani kërcënon me luftë, por fillimisht jep ultimatum për ‘Zajdenicën’

  • 02/04/2018 | 11:38

Dacic tani kërcënon me luftë, por fillimisht jep ultimatum për ‘Zajdenicën’

Zëvendës kryministri serb, Ivica Dacic, duket se nuk e ka ndërmend të ndalë deklaratat kërcënuese në drejtim të shtetit të Kosovës.


Të hënën ai ka thënë se rasti i arrestimit të Marko Djuricit mund të kishte përfunduar me konflikt të armatosur, duke paralajmëruar se në të ardhmen çdo “sulms” në veri të Kosovës do të konsiderohet si sulm ndaj shtetit Serb, transmeton GazetaMetro.net.

E qëndrimin për Asociacionin e Komunave Serbe, që fillimisht u paraqit si i Listës Serbe, tashmë e mban edhe shteti i Serbisë, që kërkon formimin e Asociacionit deri më 20 prill.

“Nuk interes i yni në e rëndojmë situatën, por të jetë qetë dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit”, ka deklaruar Dacic, ndërsa u bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të qartësojë pozicionet e saj ndaj Serbisë.

Ai tha se, do të pritet deri më 20 prill për të parë nëse Prishtina do të përmbushë obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin e Komunave Serbe, dhe shtoi se nëse nuk përmbushet ky obligim Serbia duhet të vendosë çka tutje.

Ai e vlerësoi si turp për Europën dhe BE arrestimin e Marko Djuric javën e kaluar.

“Mendoj se Pablo Escobar do të trajtohej më mirë po të burgosej, po të mos ishte vrarë. Djuric nuk është kriminel, nuk është dikush që e ka thyer ligjin, nëse bëhet fjalë për shkaqe politike ka mundur të bëhet ndryshe”, u shpreh Dacic.

“Ka mundur të vinte deri te konflikti, çdo sulm në veri në do e interpretojmë si sulm ndaj Serbisë”, theksoi Dacic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë