Loading…

Dacic: Qëndrimi i Rusisë për Kosovën nuk dallon nga ai i Serbisë

  • 11/09/2018 | 13:36

Dacic: Qëndrimi i Rusisë për Kosovën nuk dallon nga ai i Serbisë

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës nuk është në kundërshtim me atë që bën Serbia.

“Pozicioni i tyre është si edhe i yni, e kjo është ruajtja e integritetit territorial të Serbisë dhe mosnjohja e atkeve të njëanshme të Prishtinës. Nuk është ky qëndrim në kundërshtim me atë që ne bëjmë”, ka thënë Dacic sipas medieve serbe duke komentuar deklaratën e ambasadorit të Rusisë Aleksandar Cepurin se Kosovën duhet kthyer në fushën shtetërore e juridike të Serbisë.

Dacic ka thënë se nuk ka kurrëfarë dallimesh në qëndrime në mes të Serbisë e Rusisë rreth çëshjtes së Kosovës dhe se Kosova nuk mund të hyjë në OKB, sepse Rusia e Kina mund të vënë veto në Këshillin e Sigurimit, transketon gazetametro.net.

“Rusia ka thënë se do të mbështesë çka do që pala serbe mendon se është në interesin e saj”, ka thënë Dacic dhe ka shtuar se Serbia do të vazhdojë ofensivën diplomatike dhe të provojë të gjejë zgjidhje.

“Nuk do t’i hidhërohemi dikujt që thotë se Kosova është pjesë e Serbisë, mbase edhe ne mendojmë kështu. Ne nuk heqim dorë nga opsionet tona, por kërkojmë zgjidhjen”, ka thënë Dadcic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë