Loading…

Dacic: Putini nuk është kundër idesë për përkufizim, para pesë vitesh është pajtuar

  • 22/02/2019 | 10:55

Dacic: Putini nuk është kundër idesë për përkufizim, para pesë vitesh është pajtuar

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic ka deklaruar se nuk mba mend që dikush ta ketë sulmuar aq shumë kryetarin e Serbisë Aleksandar Vucic, sa e ka bërë këtë ministri per inovacione teknologjike Nenad Popoivc me kritikën e idesë se përkufizimi është zgjidhje e mundshme për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.

“Kjo situatë është e qartë, Popovic nuk e mbështet atë që e ka paraqitur kryetari Vucic (Aleksandar). Nëse dikush mendon se Popovic më ka sulmuar mua ai nuk ka lidhje me politikë”, ka thënë Dacic për televizionin Pink, transmeton N1.

Dacic e ka vlersuar këtë si shumë të dëmshme për Serbinë, sepse shkakton mosunitet.

Sipas Dacicit, Popovici është sigurisht i informuar gabimisht se kryetari rus është kundër idesë së përkufizimit dhe për këtë shkak del me qëndrime të tilla.

“Para pesë vitesh Putini është pajtuar me këtë propozim. Personalisht kam biseduar me Putinin dhe unë e Vucici panumër herë”, ka thënë Dacic.

Konflikti i dy ministrave është shkaktuar pasi që Popovic e ka kritikuar Dacicin për shkak të deklaratës së përkufizimi është politikë shtetërore për çëshjten e Kosovës, pas çka Dacic e ka vënë në pyetje pjesëmarrjen e Popovicit në qeveri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë