Loading…

Dacic pret presione në Berlin, si është ‘sovraniteti i dyfishtë’ sipas tij

  • 19/04/2019 | 10:11

Dacic pret presione në Berlin, si është ‘sovraniteti i dyfishtë’ sipas tij

Ministri i punëve të jashmte i Serbisë Ivica Dacic ka thënë sot se pret që në takimin e ardhshëm në Berlin sigurisht se do të bëhen presione shtesë mbi Beogradin e Prishtinën për të vazhduar dialogun.

“Mbi Serbinë bëhen presione shtesë në mënyrë që Prishtina të miratojë heqjen e taksës”, ka thënë Dacic për RTS-në.

Dacic ka thënë se po spekulohet, por zyrtarusht nuk është propozuar “sovraniteti i dyfishtë” si “zgjidhje e çështjes së Kosovës”, por kjo ide për Serbinë është e papranueshme.

Spas tij, sovraniteti i dyfishtë do të thotë që në veri të Kosovës pas dhjetë vitesh mund të mbahet referendumi. “Kjo zgjidhje nënkupton që Serbia ta njohë Kosovën, që ajo pjesë (veriu i Kosovës) të jetë nën ndikimin e sovranitetit të dyfishtë, ndëtsa dikur të mbahet referendumi. Për Serbinë, kjo është një ide e cila është e papranueshme”, ka thënë Dacic.

Sipas Dacicit, këtë “zgjidhje” askush nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht dhe ka shtuar se “ajo nuk ekziston askund në botë” dhe nuk sheh pse Serbia do ta pranonte.

Dacic ka thënë se samiti në Berlin më 29 prill, në të cilin do të jetë kancelarja gjermane Angela Merkel, kryetari francez Emmanuel Macron dhe përfaqësuesit e Beogradit e Prishtinës, është ftuar në ‘habainë e madhe’ të Brukselit.

Sipas Dacicit, shumë shtete janë të pakënaqura që po mbahet, si Austria e Italia dhe se “po luhen lojëra politike jo vetëm me Rusinë e Kinën, por edhe brenda vendeve perëndimore”.

Dacic ka thënë se në pjesën e parë të takimit do të debatohet për çështje regjionale, ndërsa në të dytën për dialogun e Beogradit e Prishtinës, transmetojnemediat serbe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë