Loading…

Dacic ‘po insiston’ në Shqipërinë e Madhe

  • 11/05/2017 | 22:23

Dacic ‘po insiston’ në Shqipërinë e Madhe

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic ka deklaruar se politikanët shqiptarë janë “kërcënimi kryesor për paqe dhe stabilitet jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë”, dhe se BE duhet ta kuptojë këtë seriozisht.


I lutur nga portali i Brukselit Euractiv.com të komentojë deklaratën e shefit të diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj se tregimet mbi Shqipërinë e Madhe nuk janë në agjendë as të Kosovës e as të Shqipërisë veçse paraqesin përhapje të frikës nga Beogradi, Dacic ka thënë se kjo është “plotësisht absurde”.

“Deklaratat e koordinuara të Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Jonuz Musliut tregojnë se Shqipëria e Madhe është qëllimi i shqiptarëve”, ka thënë Dacic, trasnmeton Gazeta Metro

“Më vjen shumë keq që evropianët dhe komuniteti ndërkombëtar, sidomos BE pasi që Ballkani Perëndimor është fqinji i parë i tij, nuk reagojnë në faktin se politikanët shqiptarë janë kërcimi më i madh për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë”, pretendon ministri serb.

Ai ka shtuar se “BE duhet t’i mbrojë parimet dhe arritjet e veta themeluese”, duke theksuar dyshimin se “ato ende vlejnë dhe se ende respektohen”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë