Ministri i jashtëm i Serbisë është personifikim dyfytyrësh dhe kontradiktor i politikës serbe. Në njërën anë paradoksalisht përfshinë edhe Bashkimin Evropian edhe Kosovën në politikën serbe, ndërsa në anën tjetër tenton të përfshijë edhe Bashkimin Evropian edhe Serbinë. Kështu vlerëson, thotë Shkëlzen Maliqi njohës i rrethanave në Serbi, dhe ish këshilltar për rajonin te kryeministri shqiptar Edi Rama.
E gjithë politika serbe në raport me Kosovën do të dukej ndryshe, sipas Maliqit, nëse Serbia nuk do të kishte mbështetjen e Rusisë.
“Po të mos kishte Serbia mbështetjen e Vladimir Putinit të Rusisë, Kosova do të dukej më ndryshe. Do të kishte lehtësira në antarsimin në organizata ndërkombëtare do të kishte rezultat tjetër”, ka thënë Maliqi për të përditshmen malazeze, Pobjeda, përcjell gazetametro.net.
Nryshimi i kufijve në rajon sipas Maliqit nuk mund të zgjidh çështjen shqiptaro-serbe.
“Çështja serbe dhe shqiptare, më së paku do të zgjidhet në aspektin dhe parimin simetrik, dhe kjo kurrësesi nuk do të nënkuptojë krijimin e shteteve të mëdha të bashkuara etnike“.
Politika e Serbisë sipas Maliqit është dyfytyrëshe e cila tenton të përfshijë edhe Brukselin edhe Moskën, gjë që është e pamundur. /gazetametro.net