Loading…

Dacic paralajmëron Listën Serbe

  • 22/12/2016 | 15:31

Dacic paralajmëron Listën Serbe

Ministri i jashtëm dhe lider i Partisë socialiste serbe Ivica Dacic ka deklaruar, në lidhje me mosmarrëveshjet partiake brenda Listës serbe në Kosovë, që duhet të kujdesen për interesat shtetërore e jo për interesa personale dhe partiake, transmeton Gazeta Metro.

“Pres që të gjithë të punojmë në drejtim të njejtë. Nëse udhëheqësia shtetërore është në negociata me Prishtinën në Bruksel, atëherë është plotësisht çmenduri nëse ndonjë listë e deputetëve atje ushtron ndonjë politikë të vet të veçantë”, i  ka thënë Dacic gazetarëve në Beograd.

Ai i ka përkujtuar përfaqësuesit e Listës serbe se me politikë të tillë shtetërore ata janë zgjedhur në zgjedhjet e kaluara.

“Do të ishte më mirë për ta që më tepër të kujdesen për interesa shtetërore, e jo për interesa partiake. Nuk do të kisha thënë as që ato janë interesa partiake, por ato janë thjeshtë interesa personale”, ka thënë Dacic.

Brenda Listës serbe në Kosovë janë përleshur përfaqësuesit e Partisë përparimtare serbe dhe Lëvizjes së socialistëve me rastin e shkarkimit të Ljubomir Maricit nga posti i ministrit të administrimin të pushtetit lokal. Marici ishte kuadër i SNS’së dhe në vend të tij u emërua Mirjana Jevtic nga Lëvizja e socialistëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë