Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, gjatë një vizite në Moskë tha se Serbia dëshiron të bëjë kompromis në dialogun me Kosovën. Ai shtoi se fuqitë e mëdha kërkojnë njohje të pavarësisë së Kosovës nëse duan të jenë pjesë e BE’së, shkruan Gazeta Metro.
Dacic, tha se kjo zgjidhje e imponuar dhe e njëanshme nuk pranohet, pasi sipas tij Serbia nuk do ta njoh Kosovën.
“Ata na thonë hiqni dorë nga Kosova dhe Metohija dhe rruga për në BE është e hapur për ju. Kjo nuk është ajo që partnerët i thonë njëri-tjetrit. Ne duam të hyjmë në BE, po punojmë shumë për këtë dhe nuk e ndryshojmë atë qëllimi, por ne nuk e pranojmë atë. Pengesat që do të vihen para nesh që nuk janë vendosur kurrë para askujt, dhe as nuk mund të pritet një gjë e tillë si njohja e shkëputjes së paligjshme nga ndonjë shtet sovran”, tha Daçiq, raporton Tanjug.
Ndërsa shtoi se Rusia është përkrahësi më i madh, dhe me më ndikim të interest serb,
“Rusia, ashtu si Serbia, është plotësisht e mendimit se Kosova dhe Metohija është një pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, dhe kjo ka qenë një nga shtyllat tona më të rëndësishme politike në luftën për interesat tona në skenën ndërkombëtare për dekada”, shtoi Dacic./gazetametro.net