Loading…

Dacic mendon se po hakmerret: Asnjë serbë të mos udhëtojë në Britani të Madhe

  • 04/04/2019 | 22:40

Dacic mendon se po hakmerret: Asnjë serbë të mos udhëtojë në Britani të Madhe

Kumtesa e Ambasadës së Britanisë së Madhe që shtetasit e saj të mos udhëtojnë në veri të Kosovës për shkak të rreziqeve të mundshme dhe kriminalitetit në rritje, pak me vonesë, duket se e ka hidhëruar shumë ministrin serb të Punëve të Jashtme Ivica Dacic, transmeton Gazeta Metro.

Kështu ai, duke e imituar Londrën zyrtare, i ka këshilluar qytetarët Serbisë që të mos udhëtojnë në këtë shtet për shkak të “destabilitetit të saj politik dhe për shkak se atje mbretëron një kaos i madh politik”.

“Nëse qytetarët kanë destinacion tjetër, iu rekomandoj që të mos shkojnë atje në mënyrë që të mos jenë në rrezik nga demonstrata e përditshme. Qëllimisht po bëhem cinik, sepse nëse dikush krahas terroristëve dhe kriminelëve në Prishtinë, thotë se ka krim në veri të Kosovës, kjo është gënjeshtër. Sigurisht se ka krim, por nuk ka më shumë se në Prishtinë, filluar nga trafikimi i organeve të njeriut deri te krimet e luftës, mënyra se si financohet mafia shqiptare e cila është më e madhja po në Britani të Madhe”, ka thënë Dacic për RTS, , transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, kjo mund të konsiderohet edhe nga ana politike pse mu ata dhe pse mu tash po flasin për veriun.

“Kosova është vetëdijshme se punët nuk po i shkojnë përdore dhe se ato po shkojnë drejt marrëveshjes e ajo marrëveshje nuk po do dhe atë Kosova po e mendon humbje krahasuar me atë që e ka arritur, e ajo është shpallja e pavarësisë prandaj edhe po bëjnë çdo gjë që këtë marrëveshje ta bllokojnë”, ka thënë Dacici.

“Serbia nuk do të lejojë ndonjë aksion të Kosovës në veri”, ka thënë Dacic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë