Loading…

Dacic kërkon që OSCE-ja ta dënojë Prishtinën, thotë se Bushati i ka premtuar diçka

  • 06/12/2018 | 16:50

Dacic kërkon që OSCE-ja ta dënojë Prishtinën, thotë se Bushati i ka premtuar diçka

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar sot në këshillin ministror të OSCE-së në Milano se “frikësimi i popullatës serbe” në Kosovë dhe “lufta tregtare”, të cilën e ka nisur Prishtina, paraqesin sulm të qartë mbi popullatën serbe e që, sipas tij, meriton gdënimin nga të gjithë anëtarët e organizatës, trasnmeton GazetaMetro.net.

Dacic, sipas kumtesës, të cilën e transmeton agjencia Beta, nga ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati ka marrë garanci të forta se Shqipëria gjatë kryesimit të OSCE-së në vitin 2020 do të resepktojë parimet bazë të Organizatës, pasi që Serbia ka shprehu shqetësim se Tirana mund të promovojë pavarësinë e Kosovës.

Dacic ka thënë se Serbia është e përkushtuar për ingtegrimet evropiane dhe bashkëpunimin regjional, si edhe për dialogun me Prishtinën, por ka thënë se për vazhdimin e dialogut është e domosdoshme që Kosova të heqë taksën prej 100 për qind në mallin serb./GazetaMetro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë