Po ballafaqohemi me “luftë tregtare”, ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic pas masës së Kosovës për shtimin e taksës 100 për qind për prodhimet e Serbisë, transmeton gazetametro.net
Sipas Dacicit, këtë e ka shkaktuar “politika e mosdënimit të Kosovës”.
Ai ka thënë se situata është e vështirë sepse masat janë ndërmarrë për të provokuar situatë të rëndë politike dhe reagime, si edhe që të detyrohet bashkësia ndërkombëtare që t’i pranojë kërkesat e tyre.
“Kjo nuk është për Serbinë, po për BE-në, organizatat ndërkombëtare, por edhe për fuqitë e mëdha”, ka thënë ai, duke ironizuar se “ata (Kosova) nuk shkojnë as në ‘toalet’ oa e pyetur dikend nga përëndimi”, ka thënë Dacic për mediet serbe.
Ai ka thënë se Prishtina ka strategji që t’i vërë vendet perëndimore para aktit të kryer dhe të përfitojnë sa më shumë prej tyre./gazetametro.net