Loading…

Dacic i thotë Hill se thellimi i bashkëpunimit me SHBA është ‘strategji e Serbisë’, ftohet në Lutjet e Mëngjesit dhe në Departamentin e Shtetit Amerikan

  • 27/01/2023 | 21:26

Dacic i thotë Hill se thellimi i bashkëpunimit me SHBA është ‘strategji e Serbisë’, ftohet në Lutjet e Mëngjesit dhe në Departamentin e Shtetit Amerikan

Ministria e punëve të jashtme të Serbisë ka njoftuar për këtë zhvillim, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me SHBA’në të Serbisë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët të këtyre dy shteteve, transmeton Gazeta Metro.


Kryediplomati serb Ivica Dacic, sipas komunikatës së ministrisë së jashtme serbe do të udhëtojë në SHBA si i ftuar në Lutjet e Mëngjesit dhe në takime në ekzekutivin dhe legjislativin amerikan.

“Thellimi i bashkëpunimit me SHBA’në në të gjitha fushat e interesit të përbashkët është orientim strategjik i Serbisë i ka thënë zëvendëskryeministri/ministri i punëve të jashtme Dacic ambasadorit Hill. Udhëtimi i ministrit në SHBA, ku do të merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit dhe ku do të mbajë takime në Departamentin e Shtetit Amerikan, Kongresin Amerikan poashtu u diskutuan.”

Tutje në komunikatë ishte shtuar se shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic në takim me Ambasadorin e SHBA’së në Serbi, Christopher Hill, është shprehur se thellimi i bashkëpunimit me SHBA’në në të gjitha fushat është orientim strategjik i Serbisë.

Kjo deklaratë e ministrisë serbe dhe vet ministrit serb Dacic vjen në një kohë kur Serbia gjendet nën presion të madh ndërkombëtar pikërisht për orientimin e saj strategjik. Pushteti serb në krye me presidentin Aleksandar Vucic, që prej vitit të kaluar, nga shkurti kuru invadua Ukraina nga Rusia gjendet nën llupë dhe nuk ka aq tolerohet më me politika e uljes në dy karrige, lindje e perëndim, dhe neutralitetit të proklamuar nga Vucic. Nuk i kanë kryer punë as votimi i rezolutave kundër invadimit të Rusisë në OKB, pasi mbetet i vetmi shtet europian që nuk i ka vënë sanksionet, që është pritje nga një shtet partner dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Euroopian.

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Dacic, konsiderohet si njeriu i Moskës në Serbi, që edhe me të u ritkthyer në postin e kryediplomatit serb vitin e kaluar kishte deklaruar se ‘Serbia nuk mund ta lëshojë dorën që e mban për të mos rënë në greminë, pa ia shtrirë dikush tjetër”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë