Loading…

Dacic i përgjigjet Komsicit i cili tha se për të Kosova është e pavarur: Edhe për mua Republika Serbe është e pavarur

  • 11/10/2018 | 09:55

Dacic i përgjigjet Komsicit i cili tha se për të Kosova është e pavarur: Edhe për mua Republika Serbe është e pavarur

Anëtarët e porsazgjedhur të presidencës së Bosnje e Hecergovinës, që janë tre, boshnjak, serb dhe kroat, e kanë filluar mandatin e tyre duke u shtyrë me deklarata.


Zeljko Komsic, anëtari kroat i presidencës së Bosnjes, dje tha se për të Kosova është shtet i pavarur, por është vështirë që të pranohet nga Bosnja shkaku i përfaqësuesit serb në presidencë.

Lidhur me këtë ka reaguar ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, i cili ka thënë se BiH nuk e ka njohur Kosovën, dhe në qoftë se anëtarët e Presidencës nuk respektojnë integritetin territorial të Serbisë duhet të dihet se pengojnë marrëdhëniet miqësore.

“Kjo do të shkaktojë një reagim reciprok,” tha Dacic.

“Anëtari i sapozgjedhur kroat i presidencës së Bosnjes nuk e ka marrë ende detyrën, dhe ka bërë tashmë një përpjekje për të provokuar Serbinë me deklaratën e tij se ai beson se Kosova është një shtet i pavarur. Unë personalisht mendoj që Republika e Serbe mund të jetë një shtet i pavarur, nëse mundet Kosova, por Serbia ka një politikë të jashtme zyrtare që njeh integritetin territorial të BiH”, ka thënë Dacic për Tanjug. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë